Skip to content

15 vjeçari pa ndjenja në Tiranë, urgjenca 127 udhëzon qytetarët si të bëjnë masazh kardiak nga telefoni dhe i shpëtojnë jetën (NGJARJA)

Posted on January 30, 2026 By Punnik

Një 15 vjeçar është sot në jetë falë ndihmës së shpejt që i kanë dhënë disa qytetarë të rastit, të cilët e kanë parë pa ndjenja dhe menjëherë telefonuan urgjencën mjekësore në numrin 127, përcjell newsbomb.al.

Nga ana tjetër e telefonit, është bërë menjëherë nisja e ekipit mjekësor me autoambulancë drejt vendit ku është raportuar ngjarja, si dhe për të fituar më shumë kohë, qytetarët janë udhëzuar për të bërë masazh kardiak.

Kur Njësia e Koordinimit 127 mori telefonatën për një të ri pa ndjenja, çdo sekondë kishte vlerë, ndaj personeli nisi menjëherë udhëzimet për T-RKP (Reanimacion Kardio-Pulmonar Telefonik).

Qytetarët në vendngjarje nuk u trembën të ndihmojnë dhe filluan masazhin kardiak, ndonëse nuk e dinin nëse po e bënin perfekt, ama ndoqën këshillimin telefonik dhe e ia dolën.

Dhe kjo mjaftoi për të mbajtur gjallë shpresën. Kur mbërriti ambulanca me ekipin mjekësor nga Spitali i Traumës, zemra e të riut ende kishte një shans. Pas defibrilimit dhe reanimimit, zemra rifilloi të rrihte, raporton newsbomb.al.

15 vjeçari u dërgua më pas në QSUT për trajtim të mëtejshëm dhe raportohet se gjendet në reanimacion. Në këtë moment, Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore bën me dije se i riu gjendet i intubuar dhe me parametra hemodinamik stabël.

Urgjenca falenderon qytetarët që dhanë ndihmën e parë në vendngjarje dhe ekipit mjekësor mbështetës për profesionalizmin në kryerjen e detyrës. Ekipi ndërhyrës në këtë rast ishte: Mjek: D.H. Infermier: E.Gj. Shofer: R.D.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Koha po mbaron”, Trump rrethon Iranin me “Armatën e Madhe” dhe paralajmëron goditjen finale
Next Post: Hëna e plotë e 1 shkurtit: Ndikimi që do ketë për secilën shenjë të zodiakut

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme