180 vjet burg për krerët e UÇK-së, reagon Edi Rama: Më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mut që nxorri sot ajo prokurori

248

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me tone të forta pas kërkesës së Prokurorisë së Hagës, e cila sot kërkoi në total 180 vite burg për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një reagim publik, Rama shprehet se është kontaktuar nga miq nga Prishtina, të cilët e kanë pyetur pse nuk po reagon lidhur me ngarkimin me 45 vite burg për njërin prej miqve të tij në pretencën e sotme të prokurorisë.

“Kërkojnë të dinë pse nuk po shprehem, por e vërteta është se nuk po arrij dot të kuptoj fillin logjik që ka ndjekur kjo prokurori për të dalë me një kërkesë që përbën varrosje për së gjalli të katër burrave,” shprehet Rama.

Sipas tij, kjo është një nga rastet e rralla ku fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar atë që po ndodh, ndërsa ai thekson se i duhet kohë për të përballuar emocionalisht atë që e cilëson si një absurditet të paprecedentë.

Si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur. Më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike,” deklaron Kryeministri.

Reagimi i Ramës vjen në një moment tensioni të lartë politik dhe emocional për Kosovën dhe opinionin publik shqiptar, ndërsa procesi gjyqësor në Hagë vijon të shkaktojë debate të forta mbi drejtësinë ndërkombëtare dhe trajtimin e luftës së UÇK-së.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama:

Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?!

Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!

Share This Article