61-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij, dyshimet e policisë

258

Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Shijak. Ngjarja ndodhi në fshatin Çizmeli.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet T. B.

“U gjet trupi i pajetë i shtetasit T.

B., 61 vjeç, në banesën e tij në fshatin Çizmeli, Shijak. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.

Share This Article