Skip to content

Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës! Ja shuma që duhet të paguajë

Posted on July 4, 2025July 4, 2025 By Isi

Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit. 82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen jo vetëm macet e saj por edhe të braktisura, por një përkushtim i tillë, nuk është pritur mirë nga Agjencia e Mbrojtjes së konsumatorit në bashkinë e Tiranës që e ka gjobitur të moshuarën me 10 mijë lekë.

Kundërvajtja që ka kryer Irini është ndotja akustike, e ndaj me këtë arsyetim ajo është urdhëruar në fletën e gjobës “Ti largojë menjëherë macet”.

Beteja e të moshuarës që refuzon të paguajë gjobën e të heqë dorë nga macet, ka përfunduar në gjykatën administrative me një padi të rrallë, të cilën e shpjegon për TCH avokatja e saj. E moshuara i thotë gjykatës administrative se nuk ekziston asnjë ligj që ndalon mbajtjen e maceve, me të cilat Irini jeton dhe u jep dashuri.

Gjykata administrative ka hedhur shortin dhe pritet të shqyrtojë në mënyrë të përshpejtuar kërkesën paraprake për sigurim padie, që është mos pagim i gjobës derisa çështja të shqyrtohet në themel.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: E rëndë/ Bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit punëtori 44-vjeçar, ndodhet në spital në gjendje…
Next Post: Aksidenti në Shkodër/ Zbardhet EMRI i viktimës, të plagosur dhe gruaja e dy fëmijët e tyre

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme