Skip to content

Fenomen i rrallë në kulmin e vapës, mjegulla ‘pushton’ bregdetin e Vlorës, ja çfarë thonë meteorologët

Posted on July 4, 2025July 4, 2025 By Isi

Një mjegull e dendur ka mbuluar sot mesditën bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë për pushuesit dhe plazhistët.

Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit, ka përfshirë një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.

Sipas parashikimeve, mjegulla vjen si pasojë e kontrastit mes temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40°C dhe ndryshimeve të papritura në lagështinë e ajrit.

Pamja e plazhit të mbuluar nga mjegulla ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa shumë prej tyre kanë ndarë video dhe foto në rrjetet sociale. Meteorologët thonë se ky fenomen është i përkohshëm dhe pritet të shpërbëhet brenda disa orësh.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Aksidenti në Shkodër/ Zbardhet EMRI i viktimës, të plagosur dhe gruaja e dy fëmijët e tyre
Next Post: “Të mbledhin plaçkat”/ Rama paralajmërim për inspektorët e bashkive dhe IKMT: Të vrapojnë shumë këto javë ose…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme