Skip to content

E shtuna ‘përvëlon’ vendin/ Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bën paralajmërmin: Temperaturat arrijnë kulmin në…

Posted on July 5, 2025July 5, 2025 By Isi

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore.

Qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Saranda do të kenë temperatura maksimale deri në 35°C-37°C, ndërsa në zonat malore, si Peshkopia, pritet të regjistrohen vlera maksimale deri në 37°C.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 5-7 m/s.

Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: ‘Bankers Petroleum’/ Deklarata e tij, reagon sot deputeti: Kush mërzitet, të shohë punën se unë vazhdoj avazin
Next Post: Foto/ Bota e futbollit i jep lamtumirën e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij, figura të rëndësishme të sportit i bashkohen ceremonisë mortore

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme