Skip to content

Mbështetësit presin me duartrokitje Salianjin jashtë burgut, Ilir Vrenozi e puth në faqe: Doli tigri!

Posted on July 10, 2025July 10, 2025 By Isi

Dhjetëra mbështetës e pritën Ervin Salianjin jashtë portës së hekur të burgut të Fierit, pragun e së cilës ish-deputeti e kapërceu pas më shumë se 9 muajsh.

Hapat e Salianjit drejt lirisë u shoqëruan me duartrokitjet e demokratëve, ndërsa më entuziasti u shfaq Ilir Vrenozi, i cili puthi Salianjin në faqe teksa ky i fundit jepte deklaratën për mediat. “Doli tigri”, tha ai.

Ndërkohë, pasi u takua me mbështetësit, demokrati u nis drejt një fshati të Fierit, ku sikurse tha, në zgjedhjet e 11 majit votoi në shumicë Partinë Demokratike.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Aksioni i IKMT, banori i Thethit shpërthen në lot: Vetëm të vdes më ka mbetur
Next Post: Udhëtarët shqiptarë bllokohen në Aeroportin e Beogradit: “Po vdesim këtu”

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme