Skip to content

Aksioni i IKMT, banori i Thethit shpërthen në lot: Vetëm të vdes më ka mbetur

Posted on July 10, 2025July 10, 2025 By Isi

Në pritje të vijimit të aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për heqjen e objekteve në Theth, një banor i fshatit shpërtheu në lot këtë të mërkurë, duke shprehur dhimbjen dhe frikën për të ardhmen e tij.

Me lot në sy, ai tha se po rrezikon të humbasë shpenzimet e gjithë jetës, pasi autoritetet i kanë njoftuar se do t’i prishin shtëpitë e drurit, pa beton e pa asgjë tjetër, që i ka ndërtuar vetë në tokën e tij. “Leje kemi kërkuar, por na thanë të presim. Toka është e imja, brez pas brezi,” tha ai.

Banori u shpreh i shqetësuar se pas prishjes së objekteve do të përfundojnë në rrugë dhe kërkoi ndihmë nga shteti, duke kujtuar se vetë institucionet e kanë inkurajuar të investojë në fshat, por tani nuk po i lejojnë.

“S’ka beton fare, vetëm dru,” tha ai duke theksuar se shtëpitë janë ndërtuar në mënyrë tradicionale dhe të thjeshtë.

Në fund të fjalës së tij, ai shprehu dëshpërimin më të madh: “Ka mbetur vetëm të vdes tani.”

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Do pi kafe dhe kthehem”/ U zhduk pa gjurmë, dëshmia tronditëse e nënës së Eraldo Muçit: Djali im ishte shok me Sançon
Next Post: Mbështetësit presin me duartrokitje Salianjin jashtë burgut, Ilir Vrenozi e puth në faqe: Doli tigri!

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme