Skip to content

Ashpërsohet përplasja mes banorëve të Thethit me forcat e policisë. Ndërhyjnë edhe përfaqësuesit e PD!

Posted on July 13, 2025July 13, 2025 By Isi

Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit nuk po pushojnë as këtë të shtunë në Theth.

Pas një ditë të tensionuar të premten, eskavatorët vijuan me shembjen e objekteve të cilësuara pa leje në alpet shqiptare.

Ditën e sotme ka patur tensione dhe më tej situata në Theth teksa në përplasje janë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës.

Sherri ka nisur me drejtorin e ri të policisë Gentian Berberi ku drejtuesi politik i demokratëve në Shkodër Luçiano Boçi dhe deputeti Bardh Spahia, pretendojnë se Berberi iu është drejtuar me fjalët: Ju tërheq edhe ju zvarrë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Raporti psikik për vrasësin e motrës së tij, vëllai i Liridona Ademajt: Naim Murseli s’ka të meta mendore, e përdori për të zvarritur procesin
Next Post: Paketa e maleve, nisin aplikimet nëpërmjet portalit E-Albania

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme