Skip to content

Tiranë/ I biri gjen babanë e pajetë në banesë, çfarë dyshon policia

Posted on July 14, 2025July 14, 2025 By Isi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ferdinand Paparisto” në Tiranë.

Sipas policisë, një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

“Më datë 13.07.2025, rreth orës 20:05, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij, shtetasin R.

Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës”, njofton policia.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Aksioni në Theth/ Famullitari i Shkodrës: Ato njerëzit e shkretë i joshën, i rrejtën dhe në fund i tradhtuan
Next Post: “Rama ka një plan për Thethin”/ Shehaj zbulon detajet: Ja e vërteta për prishjen e ndërtimeve

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme