Skip to content

I përqafuar me punonjësen e tij, sipërmarrësi i njohur kapet mat teksa del në ekranin gjigant në koncertin e Coldplay! (Video)

Posted on July 18, 2025July 18, 2025 By Isi

Një sipërmarrës e gjeti veten në një moment tejet të sikletshëm, kur kamera në stadiumin ku po ndiqte një koncert të Coldplay, e fokusoi atë së bashkë me një grua të panjohur.

Drejtori ekzekutiv i Astronomer, Andy Byron, ishte duke përqafuar drejtoreshën e personelit të kompanisë së tij, Kristin Cabot dhe u habit kur ky moment u shfaq në ekranin e madh. Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, duket sipërmarrësi që shtanget dhe tenton të fshihet. Edhe punonjësja e tij, që duket se ‘u kap mat’ i kthen kurrizin kamerës.

“Oh, shihini këta të dy“, tha vokalisti i grupit Chris Martin ndërsa kamera kapi çiftin duke u përqafuar.

Por, kur Byron dhe Cabot u ndanë me shpejtësi nga njëri-tjetri, artisti shtoi me humor “në rregull, hajde tani… ose kanë një lidhje ose janë thjesht të turpshëm”.

Nuk ka ende asnjë reagim nga Any Byron dhe as nga gruaja e tij, Megan Kerrigan Byron, raporton News Week.

Byron është drejtor ekzekutiv i Astronomer një kompani që përmirëson infrastrukturën e të dhënave dhe që kohët e fundit zhvendosi selinë e saj në New York City teksa po zgjerohet.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Aksident me katër të plagosur në aksin Librazhd-Qafë Thanë, në gjendje të rëndë një 15-vjeçar
Next Post: Kujdes! “Raiffeisen Bank” tërheq partë nga karta e qytetarit pa i treguar, një muaj para!

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme