Skip to content

DETAJE të REJA/ Agim Taraj gjakosi Albert Pashajn në sy të familjarëve, zbardhet shkaku i konfliktit mes dy biznesmenëve!

Posted on July 20, 2025July 20, 2025 By Isi

Detaje të reja dalin lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua mesditën e sotme në plazhin e Ksamilit.

Mësohet se sherri ka ndodhur mes dy biznesmenëve, Agim Taraj pronar i ‘Sunset Restorant Ksamil’ dhe Albert Pashaj i dhunuari, i cili është pronar i ‘Euro Hotel Ksamil’.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin e të dhunuarit, në sy të fëmijëve të tij.

Ngjarja ka lidhje me një konflikt që ka ndodhur edhe më parë mes dy biznesmenëve për vendosjen e plazhit para hotelit.

Mësohet se dy biznesmenët kanë pasur konflikt për plazhin se kush do ta kishte në zotërim.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e shtetit, e cila ka vënë në pranga autorin Agim Taraj.

Siç duket në videon më lartë pronari i hotelit është gjakosur në kokë si pasojë e goditjeve nga Agim Taraj.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Skandal në bregdet/ Dhunohet pushuesi në Ksamil, video tronditëse qarkullon online
Next Post: Nisi si miqësore, përfundoi si luftë! Plas grushti në futbollin shqiptar, në fushë futen edhe tifozët (Video)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme