Skip to content

Në lulen e rinisë/ E zuri korrenti teksa po montonte skenën, ky është 32-vjeçari që humbi jetën

Posted on July 20, 2025July 20, 2025 By Isi

Në foto është 32-vjeçari Zef Lorenci nga fshati Merqi i Lezhës, i cili humbi jetën pasditen e së shtunës pasi ra në kontakt ne energjinë elektrike teksa po montonte një skenë për zhvillimin e një koncerti në shëtitoren e Shëngjinit.

Pas kryerjes së ekspertizës mjeko-ligjore në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, trupi i pajetë i të riut është tërhequr nga familjarët.

Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e hënë.

Sipas të dhënave paraprake, Zef Lorenci humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Në lidhje me ngjarjen, hetimet janë ende në vijim.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Skandali me mikrokreditë/ SPAK zbardh skemën mafioze dhe çon në gjyq zyrtarët që “zhvatën” shqiptarët, ja sa vite burg rrezikojnë!
Next Post: Horoskopi Ditor E Hënë 21 Korrik 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme