Skip to content

“Hiqeni qafe!”, rrëmbeu dhe dogji të gjallë 61-vjeçarin për 10 mijë euro, lirohet nga burgu Marjeta Karaj

Posted on July 21, 2025July 21, 2025 By Isi

Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurt Dedës.

Lirimi i gruas u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe caktoi Gjykatë e Tiranës të rishqyrtojë dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit.

Apeli zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim për të pandehurit ku nën akuzë është gruaja, djali i saj në kërkim dhe Gazmend Ngota.

Ky i fundit shprehet se viktima fshihej prej Luljetës për shkak të një borxhi. “Ne e pamë bashkë me Besmirin dhe ai i thirri në emër duke e marrë në makinë. Kur pyeti Luljetën se çfarë të bënim me të, ajo i tha: ‘Hiqeni qafe’.”/Top channel

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth/ Kërcënohet drejtori i IKMT-së, i vendoset kurorë me lule në shtëpinë e prindërve
Next Post: “Të ka dalë emri që iu bën qefin të burgosurve”/ Efi Dhedhes reagon sërish: A mbaruat punë ju? (Video)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme