Skip to content

Si i mbolli flokët Salianji, flet zv/drejtori i Burgjeve

Posted on July 22, 2025July 22, 2025 By Isi

Zv/drejtori i Burgjeve, Feim Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, shpjegoi se si Ervin Salianji mbolli flokët gjatë kohës që ishte në burg.

“Çdo i burgosur ka dalë për vizita sepse i kufizohet liria, por i gëzon të gjitha të drejtat e tjera. Aktet rregullative i japi akses dhe të drejtë që të shkojë edhe në klinikë private, sigurisht duke marrë masat e sigurisë e duke parë mundësitë tona për të bërë garantimin e tij. Nuk ka kufizim, një person mund të dalë për një trajtim estetik apo emergjent”, tha Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Sipas tij, rregullorja e burgut parashikon vizitat në klinika private.

“Aktet rregullative parashikojnë të drejtën e të burgosurit për t’u vizituar në një klinikë private kundrejt shpenzimeve të tij.

Ne i kemi kufizuar këto gjëra dhe operojmë me spitale publike, por në rastet e veçanta të shërbimeve që nuk i ofron spitali publik, nuk ka pse ndalohen”, deklaroi Sufaj, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN. (A2 Televizion)

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Task-forca e SPAK për krimet zgjedhore, Lala bën deklaratën e fortë: 200 mln lekë u gjetën në banesën e një biznesmeni
Next Post: Horoskopi Ditor E Mërkurë 23 Korrik 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme