Skip to content

Makina e përmbysur poshtë rrugës/ Viktima e aksidentit në Peshkopi punonjës i ADZM, ishte nisur të fikte zjarret në Lurë

Posted on July 23, 2025July 23, 2025 By Isi

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në rrugën Maqellarë – Peshkopi.

Gazetari Enver Doçi raporton se shoferi i cili ndërroi jetë rrugës drejt Traumës, është shtetasi Bledar Spahiu.

Ai ishte punonjës i ADZM Dibër dhe mësohet se ishte nisur drejt Peshkopisë për t’iu bashkuar ekipeve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në Parkun Kombëtar “Lurë – Mali Dejës”.

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: E RËNDË në Tiranë/ 34-vjeçari përndjek ish-të dashurën, i lë plumba në shtëpinë e prindërve
Next Post: SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme