Skip to content

Temperatura deri në 44 °C, i nxehti ekstrem “mbërthen” Europën

Posted on July 23, 2025July 23, 2025 By Isi

Mbarë Europa është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem. Në Greqi, temperaturat këtë javë pritet të arrijnë 44 gradë Celsius. Këto ekstremitete do të zgjasin për gjashtë ditë, njoftoi Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i vendit.

Turistët në Greqi thonë se po përballojnë të nxehtin duke pirë shumë ujë dhe duke kërkuar hije.

Ka qenë e vështirë deri tani. Nuk e prisja të ishte kaq shumë vapë, kështu që thjesht jam përshtatur duke pirë shumë ujë.

Qëndrojmë brenda gjatë mesditës dhe po mundohemi të gjejmë restorante dhe dyqane me ajër të kondicionuar. Po pimë shumë ujë.

Dushet e ftohta dhe veshja e rrobave të lehta na kanë ndihmuar shumë.

Ndërkohë, zyrtarët grekë kanë publikuar një sërë rregullash të reja për punëtorët e kompanive të ndërtimit, duke urdhëruar ndërprerjen e punës gjatë orëve të pikut.

Edhe në Itali, i nxehti ekstrem i ka nxitur autoritetet të lëshojnë alarmin e kuq në disa rajone të vendit. Ndërkohë, edhe në Turqi janë regjistruar zjarre të mëdha në disa zona dhe prej ditësh forcat zjarrfikëse janë në luftë me flakët.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Tërmet i fortë në Greqi, ‘shkundet’ Jugu i Shqipërinë
Next Post: Rama paralajmëron masa të reja: Nuk do të ketë me gomisteri në mes të rrugës

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme