Skip to content

Kush e ka radhën për “shkundje”? Rama rikthehet me lëvizje të forta me kabinetin në Dajt, çfarë pritet të ndodhë

Posted on July 24, 2025July 24, 2025 By Isi

Kreu i qeverisë, Edi Rama pritet që mesditën e së enjtes të rikthehet në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit me një takim “retreat”.

Burime për Newsbomb.al konfirmojnë se ditën e nesërme, rreth orës 13:00, kryeministri do të zhvillojë një mbledhje informale me anëtarët e kabinetit qeveritar.

‘Historia’ ka treguar që takimet e tilla, të udhëhequra nga kryeministri, zgjasin me orë të tëra.

Deri më tani nuk dihen temat për të cilat kreu i qeverisë do t’u kërkojë “llogari” të vetëve, por këtë mandat të katërt Rama është zotuar që ta pozicionojë Shqipërinë krah vendeve të Bashkimit Europian dhe të plotësojë të gjitha standartet si vendet e tjera të europës.

Përgjatë javëve të fundit ai ka nisur një “aksion” në rang vendor, ku pas dorëheqjeve të gjithë drejtorëve dhe kryetarëve të njësive bashkiake në të gjithë vendin, kërkoi që me urgjencë t’i jepet fund informalitetit dhe ndërtimeve pa leje.

Si rrjedhojë ai dha urdhër që të “pastrohen” të gjitha zonat ku biznesmenët kanë kryer ndërtime pa kriter, me qëllim për t’ia u dhënë këto hapësira publike qytetarëve.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Lajm i trishtë për fansat e ‘Osmanit’/ Aktori kryesor heq dorë krejt papritur nga seriali, zbulohet arsyeja
Next Post: Investigimi i RAI3: Kullat e mafias shqiptare në qendër të Tiranës, 5.500 euro për metër katror si në Milano!

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme