Skip to content

Operacioni në Fier, merret në pyetje kryebashkiaku Armando Subashi (DETAJET)

Posted on July 25, 2025July 25, 2025 By Isi

Një operacion surprizë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Policinë Vendore ka çuar në arrestimin e disa personave, përfshirë ish-nënkryetaren e bashkisë, Adela Hysenaj, e cila aktualisht ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak.

Burime të sigurta për Euronews Albania bëjnë me dije se në kuadër të këtij procedimi penal është marrë në pyetje edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

Ai ka dhënë shpjegime para hetuesve, ndërsa nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga institucioni që ai drejton apo nga avokatët e tij.

Hetimet po zhvillohen në mënyrë intensive dhe pritet që në ditët në vijim të dalin detaje të tjera lidhur me natyrën e çështjes dhe rolin e personave të përfshirë.

Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë për mediat mbi shkaqet që çuan në ndërmarrjen e këtij operacioni.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Tanja Porja: Nga 43 gradë celsius në breshër dhe mot të freskët, ndryshim drastik
Next Post: Horoskopi Ditor E Premte 25 Korrik 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme