Skip to content

“Ia mora jetën se nuk më linte të vishesha siç doja” – Vajza në Fier mbyti me tel babain, nëna e ndihmoni të inskenojnë ngjarjen si aksidentale

Posted on July 25, 2025July 25, 2025 By Isi

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku një vajzë 26-vjeçare ka mbytur me tel babain e saj, ndërsa më pas, së bashku me nënën, kanë tentuar të fshehin krimin duke e paraqitur si aksident.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Fierit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të datës 23 korrik 2025, pak para se të gdhijë dita e sotme.

Emanilda Rama, 26 vjeçe, ka telefonuar shërbimet e Policisë duke raportuar se i ati, Anesti Rama, 56 vjeç, kishte humbur jetën në mënyrë aksidentale në banesën e tyre.

Por hetimet e specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, ngritën dyshime të forta për rrethanat e dyshimta të vdekjes.

Policia nisi operacionin “Inskenimi”, i cili çoi në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autores.

Gjatë marrjes në pyetje dhe hetimeve të mëtejshme, Emanilda Rama pranoi se kishte vrarë babain e saj për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në familje.

Ajo deklaroi se viktima e trajtonte me ashpërsi, nuk e lejonte të vishej në mënyrë moderne dhe i impononte një stil jetese konservator, gjë që i shkaktonte presion të vazhdueshëm psikologjik. Në momentin kritik të një debati të ashpër, e reja e ka mbytur me një tel.

Pas vrasjes, ajo ka bashkëpunuar me nënën e saj, V. Rama, 53 vjeçe, për të pastruar trupin e pajetë të Anesti Ramës dhe për të hequr gjurmët e krimit, në përpjekje për të inskenuar një skenar aksidental.

Pas pastrimit të vendngjarjes, vajza ka njoftuar policinë duke inskenuar vdekjen si një aksident.

Nëna e saj është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcaktuar shkallën e përfshirjes dhe përgjegjësisë së saj në krim.

Policia konfirmon se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet vazhdojnë për të dokumentuar me prova të gjitha rrethanat e këtij krimi në familje që ka tronditur opinionin publik. /noa.al

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Lamborghini me targa zvicerane, ‘flakë’ në rrugët shqiptare, kompania: Distancohemi nga ky stil drejtimi (Video)
Next Post: Aksident me vdekje në Palasë-Dhërmi! Mjeti përplaset me barrierat anësore, humb jetën 9-vjeçari! Shoferi i dehur në timon

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme