Skip to content

Kodi i ri Penal/ Ja me sa vite burg do të dënohen personat që hapin profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale

Posted on July 27, 2025July 27, 2025 By Isi

Kush keqpërdor imazhin e një personi tjetër për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale apo çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë deri në 3 vite burgim.

Këtë parashikon drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”.

Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar.

1. Përdorimi i imazhit të një personi për të bërë njoftime ose për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale, faqet e kontaktit ose në çdo mjet tjetër komunikimi publik, pa pëlqimin e mbajtësit të imazhit, kur i shkakton këtij të fundit gjendje ngacmimi, përndjekjeje ose poshtërimi, dënohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.

2. Ndjekja penale për veprën penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me heqjen dorë prej tij.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Ndryshimi i Kodit Penal, procedurat si do të lirohen nga qelia personat e dënuar me burg përjetë
Next Post: Aksident i rëndë, i riu transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës (EMRI)

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme