Skip to content

Humb jetën në plazhin e Qerretit një pushuese

Posted on July 28, 2025July 28, 2025 By Isi

Kavajë, 27 Korrik 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në plazhin e Qerretit, ku një grua ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:45, shtetasja L. Sh., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, ka pësuar një ndalesë të menjëhershme kardiake, çka dyshohet se ka sjellë edhe humbjen e jetës së saj. Ngjarja ka ndodhur pranë vijës bregdetare, ndërsa personi ndodhej në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së të ndjerës.

Autoritetet kanë bërë apel për kujdes të shtuar, veçanërisht nga personat me probleme shëndetësore, gjatë qëndrimit në diell dhe hyrjes në det.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik.

Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Dhunoi kamarierin në Vlorë për një shishe ujë, pezullohet nga detyra oficeri i policisë, Ardian Isufi
Next Post: SPAK arreston ‘dhëndrin’ e Majlinda Bregut! Kush është ish-polici, pjesë e trafikut të drogës, pronar i disa bizneseve në Angli

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme