Skip to content

Marrëzia nuk njeh fund/ Rama ‘ngul’ 17 kulla 30 katëshe në liqenin e Farkës

Posted on July 29, 2025July 29, 2025 By Isi

Epidemia e kullave shumëkatëshe tashmë është shtrirë edhe në periferinë e Tiranës, duke prekur edhe ato pak zona që i kishin shpëtuar ndërtimeve të larta.

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtimit për një kompleks rezidencial të quajtur Albora’s Lake, i cili parashikon ndërtimin e 17 kullave të larta në afërsi të Liqenin e Farkës.

Kompania ndërtuese është Lion Construction në pronësi të Bardhjus Bushaj dhe Erion Gina.

Kapitali ka mundur të sigurojë maketin e kompleksit.

Siç duket qartë nga fotot bëhet fjalë për një batërdi mjedisore në shkallë industriale, e cila betonizon masivisht zonën e Liqenit të Farkës.

Ky është ndoshta një nga projektet më të mëdha të ndërtimit që është miratuar ndonjëherë në Tiranë, përmasat e të cilit do të ishin të jashtëzakonshme edhe për qytete me miliona banorë, disa herë më të mëdhenj se Tirana.

Sipas lejes së ndërtimit, kompleksi do të ketë funksion të përzier me rezidencë banimi, hoteleri dhe shërbime. Lion Construction është kompania, e cila ka ndërtuar godinën e famshme Lion Residence, në hyrje të parkut të Liqenit Artificial. Ndërkohë që kompania ka marrë leje ndërtimi për disa kulla të larta në Tiranë./Kapitali.al

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Berishën e pret burgu i përjetshëm”, avokati Beqiri: ’21 janari’ është kopsitur, s’ka dosje të hetuar më bukur
Next Post: Nga 2026-ta s’ka me çek për bebet! Qeveria me skemë të re: Pagesë nga 5-10 mijë lekë çdo muaj deri në moshën…

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme