‘Sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm’, Gjekmarkaj: Të ripërsëritet seanca, Peleshi të shkarkohet

360

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka kërkuar sërish në Konferencën e Kryetarëve ripërtëritjen e seancës për prezantimin e programit të qeverisë dhe votëbesimit të kabinetit. Gjekmarkaj në fjalën e tij mësohet të ketë thënë se mazhoranca e provokoi opozitën, ndërsa përsëriti kërkesën e tij për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi.

Me ironi për ‘Diellën’, Agron Gjekmarkaj tha se “mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm që të leh për 10 minuta.”

“Jeni në revansh. Sot këtu mungon kryetari i grupit të PD-së.

Në vend që të krijoni kushte me urdhra politik po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin. Ju kryetar u shfaqet si atentator. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës.

Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancën e parë. Në seancën e dytë ku nuk donit të shfaqnit qeverinë provokuat opozitën. Ju kryetar e keni zhbërë parlamentarizmin.

Opozita kërkon ripërsëritjen e seancës dhe ju duhet te mblidhni menjëherë këshillin e legjislacionit për mocion e shkarkimit tuaj. Parlamentarizmi kërkon vetëdije dhe seriozitet. Ju nesër mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër të Brendshëm që të leh për 10 minuta.

Tek mazhoranca socialiste ekzistojnë sot vetëm 2 liri. Liria për tu servilosur dhe liria për të shërbyer. Këshillë miqësore, merrni masa se do të ketë pasoja”, tha Gjekmarkaj.

Share This Article