“Tragjedi e madhe edhe për vetë shtetin”- Mesazhi që la kryeministri Rama në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin Astrit Kalaja

517

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot homazhe në ndër të gjyqtarit, Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit sapo ai dha vendimin nga Elvis Shkambi. Kreu i qeverisë në përfundim të homazheve nuk dha asnjë prononcim për mediat, por në mesazhin e lënë në librin e ngushëllimeve thotë se “kjo është një tragjedi e madhe për vetë shtetin”. “Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin.

U prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, ka shkruar Rama në librin e ngushëllimeve.

Share This Article