Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, arrestohen babë e bir!

512

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi qëlluan në ajër me armë zjarri dhe armë gjahu në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre.

shkoder policiaPolicia e Shkodrës informon se në pranga kanë rënë 56-vjeçari me iniciale Ç.M dhe djali i tij D.M 22 vjeç, ndërkohë është shpallur në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit, . M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush.

Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armët e gjahut çifte, që i kishin me leje, ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale.

Qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, në fshatin Trush, për të kanosur fqinjin e tyre, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 56-vjeçari dhe djali i tij. Shpallet në kërkim djali tjetër i 56-vjeçarit.

Sekuestrohen 2 armë gjahu çifte, që i kishin me leje.

Punohet për gjetjen e armës së zjarrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Trush, disa shtetas kishin kanosur me armë, fqinjin e tyre, kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe D. M., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Trush.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Ç. M.

dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin P. N., për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article