Skip to content

Sot seanca për Ilir Metën, a do të lirohet ish-Presidenti? Ja si përgjigjet avokati

Posted on October 28, 2025October 28, 2025 By Isi

Sot në ambientet e GJKKO do të zhvillohet seanca për ish presidentin, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg prej më shumë se një viti.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani është paraqitur në gjykatë, ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse do të shtyhet sërish seanca apo jo, ai tha: “Nuk e dimë, të shikojmë, them se po”.

Ndërsa i pyetur nëse do të dalë apo jo sot Ilir Meta, avokati nuk dha nje pergjigje.

Kujtojmë që avokati Kujtim Cakrani ka deklaruar se Ilir Meta do të dalë nga qelia brenda muajit tetor.

Rreth një javë më parë GJKKO rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë. Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se gjykata krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta. Sipas tij janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim.

Cakrani u shpreh nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, duke argumentuar se çdo masë sigurie tashmë është e pajustifikuar.

Ai akuzoi sistemin gjyqësor për mungesë të verdikteve të pafajësisë dhe për kthimin e sallave të gjyqeve në “toga pushkatimi”.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: A do kalojë dosja e Veliajt për gjykim? Sot pritet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Tiranës
Next Post: Fshehën të ardhurat dhe nuk paguan taksat, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e “International Medicare Sante Plus”, gjenden mbi 1 mln euro fatura jo tatimore

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme