Skip to content

Përplasi për vdekje 17-vjeçarin që po kthehej nga puna, arrestohet drejtuesi i “Porsche”

Posted on October 29, 2025October 29, 2025 By Isi

DVP Vlorë- Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, rreth orës 00:15, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vijon…

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: “Kam humbur çdo kontakt me djalin”/ Meriton Mjekiqi i drejtohet me mesazh ish-gruas: E ke tepruar…
Next Post: Mbushi Unazën e Madhe me inerte, gjobitet dhe procedohet shoferi i kamionit

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme