Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se një person është shqoëruar në polici për atentatin e ndodhur ditën e sotme në Rinas, ku mbeti viktimë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani, agjent i AMP-së.
Qyno tha se ky person dyshohet se ka bashkëpunuar me autorët e atentatit dhe ka pasur rolin e informatorit.
“Situata është monitoruar në mënyrë të përpiktë nga ana e, autorëve të krimit.
Ndërkohë që aktualisht që po flasim bashkë, policia e Tiranës ka një person të dyshuar që besohet se ka bashkëpunuar me, me grupin e zjarrit për të dhënë informacion.
Sepse ky person që ka dhënë informacionin është shfaqur në pamjet filmike dhe bën disa lëvizje, vajtje-ardhje në, në segmentin e rrugës që lidh tunelin, pra derën kryesore të parkimit me pjesën e rreth rrotullimit që del plotësisht nga zona e terminalit.
Dhe që flet në telefon dhe që ky person aktualisht është njeriu i parë i dyshuar nga policia e Tiranës.
Dhe ky person aktualisht është shoqëruar, është identifikuar dhe që dyshohet që të jetë personi që ka dhënë informacionin, por që deri në këto momente nuk kemi as edhe një njoftim zyrtar nga policia”, tha Qyno.

