Emiljano Shullazi nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen ‘Revanshi. Teksa ditën e djeshme iu ekzekutua miku i ngushtë Gilmando Dani në atentatin e ndodhur në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Gilmando Dani njihet ndryshe si krahu i djathë i Shullazit.
Ky i fundit ndodhet në qeli i akuzuar nga SPAK për sigurim të kushteve për të vrarë dhe mjeteve materiale në dëm të Durim Bamit. Viktimë e atentatit të ndodhur sot pranë Aeroportit të Rinasit është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjetër është Muçi Shaljani (Sheqeri).
Makina luksoze, ndaj të cilit u qëllua me breshëri plumbash është në pronësi të Elvis Kosovës, emër i njohur për autoritetet.

