Ngjarja TRAGJIKE/ Kush ishte gruaja që u gjet e mbytur në lumin Shkumbin? Prej kohësh e … (DETAJE)

627

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Elbasanit, pasi një grua është gjetur e pajetë në lumin Shkumbin pasditen e djeshme.

Viktima, e identifikuar si D. B., rreth 55 vjeçe, kishte disa kohë që ishte strehuar në strehëzën e shëndetit mendor të femrave, një strukturë që i përket Spitalit Psikiatrik dhe ndodhet pranë Qendrës Sociale të Balashës.

Sipas informacionit të parë, gruaja kishte lënë qendrën rreth orës 15:00, dhe pas dy orësh e gjysmë, trupin e saj e gjetën të pajetë në lumin Shkumbin rreth orës 17:30.

Dyshohet se ajo është mbytur.

Policia njoftoi se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe se largimi i saj nga qendra dhe shkaqet e ngjarjes janë aktualisht pjesë e hetimit të mëtejshëm.

Grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave dhe dëshmive për të sqaruar dinamikën e këtij incidenti të rëndë.

Ky rast ka ngritur shqetësime lidhur me masat e sigurisë në institucionet e tilla dhe ka rikthyer në fokus nevojën për një mbikëqyrje më të rreptë dhe një kujdes më të madh për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Share This Article