Pse shefi i Gardës u shfaq me syrin e nxirë pas protestës së 21 janarit?! Ja si përgjigjet Berisha

943

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për mediat pas daljes nga SPAK, ku u pyet për vrasjet gjatë protestës së 21 janarit 2011.

Berisha u pyet nga gazetarët për një çështje që ende mbetet mister. Fakti se përse shefi i Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë vetëm një ditë pas protestës që përfundoi me 4 viktima. Berisha nuk u ndal në shpjegime por tha se në gjykimin e tij, Prendi ka bërë të pamundurën për të kryer detyrën e tij ligjore.

Pyetje: Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?

Berisha: Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili.

Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundur për të bërë detyrën ligjore.

Share This Article