Skip to content

Aeroporti i shtetit europian NDALON fluturimet pas shfaqjes së OBJEKTEVE MISTERIOZE në qiell

Posted on November 24, 2025November 24, 2025 By Punnik

Aeroporti i Vilniusit në Lituani është detyruar të mbyllet për herë të dytë, pasi janë vërejtur objekte fluturuese të paidentifikuara mbi zonën e tij.

Sipas autoriteteve aeroportuale, objektet ngjanin me balona fluturuese që po lëviznin në afërsi të hapësirës ajrore të aeroportit, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë e trafikut ajror.

Siç raporton agjencia ndërkombëtare Reuters, balonat e dyshimta janë parë në qiellin e Vilniusit pranë zonave operative të aeroportit, çka ka detyruar autoritetet të ndërpresin përkohësisht fluturimet dhe të bllokojnë trafikun ajror derisa situata të verifikohej.

Hetimet mbi origjinën e balonave dhe rrezikun potencial po vazhdojnë, ndërsa autoritetet lituaneze nuk kanë dhënë ende detaje mbi përgjegjësit apo qëllimin e pranisë së tyre.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Kupa e Botës në ski: Tjetër medalje për Shqipërinë, Lara Colturi renditet e dyta
Next Post: Horoskopi Ditor E Hënë 24 Nëntor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme