Skip to content

Shiu ia lë vendin të ftohtit, ulen ndjeshëm temperaturat! Ja zonat priten reshje bore

Posted on November 24, 2025November 24, 2025 By Punnik

Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët pasdites dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Horoskopi Ditor E Hënë 24 Nëntor 2025
Next Post: U paraqit në spital i plagosur me armë zjarri, identifikohet 40-vjeçari

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme