Skip to content

Mund të veshë fanellën e Shqipërisë, djali i Rudi Vatës “çmend” Premier League (OFERTAT)

Posted on December 2, 2025December 2, 2025 By Punnik

Sulmuesi shqiptar Rocco Vata është bërë protagonist orët e fundit, jo për paraqitjet në fushë, por te interesimi i klubeve nga Premier League.

Crystal Palace dhe Fulham janë gati të “gërmojnë” në xhepat e tyre për të transferuar 20-vjeçarin në Londër. Por ka një problem.

Kartoni i Vatës i përket Watford, klub me të cilën edhe aktivizohet, ndërsa pretendimi i tyre për ta lëshuar sulmuesin e majtë është deri në 25 milionë euro, raportimi i “Daily Mail”.

Nëse i referohemi “Transfermarkt”, Roço Vata arrin deri në 1.8 milionë euro, hendek teje i madh mes vlerës dhe pretendimeve nga Watfordi.

Babi i futbollistit në fjalë dhe legjenda e Kombëtarës Rudi Vata ka pohuar para disa ditësh se Rocco e ka ende shansin për të përfaqësuar Shqipërinë, pavarësisht se ka bërë debutimin në miqësore te Irlanda.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Deklarata e fortë e admiralit të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë
Next Post: Horoskopi Ditor E Martë 2 Dhjetor 2025

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme