Në Komisionin për Çështjet Ligjore janë zhvilluar debate në lidhje me firmat për kandidatët për Avokatin e Popullit. Ndërsa u lexuan disa emra, opozita thotë se i ka tërhequr firmat për këta kandidatë dhe nuk i mbështet.
Ndërkohë deputeti i PS, Erjo Mile mes batutave dhe humori iu drejtua deputetëve të opozitës duke i thënë se “ju po kërkoni qofte te daja”.
“Kjo është një traditë parlamentare që avokati i popullit i lihet opozitës, nuk është një sanksion i cili ka një dispozitë të posaçme. Ne e kemi bërë këtë.
Tedi, se ju keni pasur një shprehje të bukur tek partia juaj, duke e banalizuar dhe ju kërkuar ndjesë “menderja dhe firma nuk vendosen vend e pavend sepse krijojnë problem””, tha deputeti socialist.
Erjo Mile: Ishte mënyra më e mirë që bëri grupi parlamentar i PS për të mos mbështetur askënd. E gjitha fusha në këtë hapësirë ju la juve, që të zgjidhni dhe të votonit kandidatura që ju mendoni se vlejnë. Ajo çka po kërkoni ju janë qofte te daja, ju thoni tërhiquni fare do sjellim një tjetër dhe nuk ka diskutim.
Kjo është një traditë parlamentare që avokati i popullit i lihet opozitës, nuk është një sanksion i cili ka një dispozitë të posaçme.
Ne e kemi bërë këtë. Tedi, se ju keni pasur një shprehje të bukur tek partia juaj, duke e banalizuar dhe ju kërkuar ndjesë “menderja dhe firma nuk vendosen vend e pavend sepse krijojnë problem”.

