Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin e SPAK dhe të policisë, ku u godit grupi kriminal “Rraja” të cilët trafikonin lëndë narkotike.
Sipas gazetares, baza e këtij grupi ishte në Nikël, ndërsa mes të arrestuarve janë Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS, Rahman Rraja, por edhe Përparim Rraja, kushëri i ish deputetit.
“Ata kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, tha Lala referuar autoriteteve ligjzbatuese.
Te arrestuarit:
1-Marvin Bushati
2-Agim Nina, alias Lorenc Selmani
3-Sokol Qaja,
4-Gazmir Rraja
5-Përparim Rraja
6-Rexhep Rraja
Kush është Rexhep Rraja
Rexhep Rraja është i riu që u filmua teksa godiste me shkop bejsbolli dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Majën.
Në dhunimin barbar të dy kushërinjve, ngjarje e ndodhur në vitin 2023, u përfshinë edhe anëtarë të fisit Rraja, si dy vëllezërit e deputetit socialist, Xhelal e Flamur Rraja, ku ky i fundit i drejtonte armën një prej të dhunuarve që ndodhej pa ndjenja në dyshemenë e lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Megjithatë emri i Rexhep Rrajës dhe xhaxhait të tij, Xhelalit, është përfshirë edhe një ngjarje tjetër të dhunshme.
I riu është akuzuar se ushtonte dhunë ndaj të dashurës së tij në atë kohë, Xhisiela Malokut dhe rasti u bë publik nga oficeri Emiljano Nuhu, i cili dëshmoi ngjarjen dhe ngriti akuza ndaj policisë për neglizhencë.
Por kur ngjarja u bë publike, Emiljano Nuho pretendoi se Xhelal Rraja e kishte kërcënuar me armë që të mbyllte dosjen.
Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloku kishte dëmtimin në trup.
Më pas ajo e fundit tërhoqi denoncimet duke theksuar se e kishte bërë gjithçka nga xhelozia ndaj ish partnerit të saj.
Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator

