Gazetari Artan Hoxha ishte këtë të mërkurë i ftuar në një emision televiziv, i cili foli mbi aksionin e fundit të FNSH, ku ushtroi disa kontrolle në Krujë dhe Nikël ku nga ky opercion kanë rënë në pranga disa persona. Mes të arrestuarëve janë dhe anëtar të familjes Raja.
Sipas Hoxhës, ky opercion hynë tek hetimet historike dhe është një hetim me të dhëna që është siguruar nga rrjetetet e kriptuara.
“Gjithmonë bëhet fjalë për ngjare që kanë ndodhur para vititi 2021. Kjo ka një gjë interesante sepse po i godet njerëzit për trafik hashashi ndërsa ata janë tek kujtalët e kokainës.
Ata u arrestuan për hashashin ndërsa ata janë duke lëvizur tonet e kokainës.
Pesë vite në narko-trafik është një kohë shumë e gjatë. Ky është një hetim që ka furnizuar tregun gjerman me kanabis dhe shumica e hetimeve që kryen SPAK-u kryhen për llogari të vendeve të BE-së. Ne e quajmë veten partner të atyre, por po bejmë punën e tyre, po i quaj punët e pista të atyre.
Punët që po i bëjnë ata në Gjermani Francë në Itali etj po i bëjmë ne.
Por, kur ua kërkojmë ne që të na bëjnë të njejtën gjë që ne kemi në interes, nuk na vjen kjo përgjigje.
Grupi që është goditur sot nuk është një grup, është një aleancë e disa grupeve, të cilat kanë pasur një marrëveshje për trafikun e kanabisit. Po e ndaj me mandate, flasim për mandatin e tretë të Ramës kur ka filluar, ne jemi tek mandati i katërt.
Lënda e parë sigurohej nga Shqipëria dhe Spanja, domethënë, grupet kultivonin dhe këtu dhe në Spanjë dhe e çonin në Gjermani.
Pas 2016 ku pati një rënie të çmimit në Shqipëri ata shkuan në Spanjë, i morën punëtorët që kishin këtu dhe i zhvendosën atje, dhe atje çfarë bënë, shkurtoheshin shpenëzimet e transportit sepse s’ka nevoj më që nga një vend i tretë ta fusësh në BE, por ti je brënda BE-së dhe i ke shmangur kontrollet.
Së dyti, fitimi ishte shumë i madh, nga Spanja ta çoje në Gjermani kushtonte 3500 euro kilogrami, ndërkohë në Shqipëri maksimumui ishte 600-700. Prandaj ata e zhvendosën në Spanjë infrastruikturën dhe kishin më afër dhe tergun”, u shpreh Hoxha.

