ABUZIMET ME PALLATET/ Zbardhen pagesat e Bashkisë për babain e Arben Malokut! “Arb&Trans-2010” paraqiti dokumente të rreme për punën fiktive në Kombinat

981

Kompania “Arb&Trans-2010 shpk” dhe “Klajger Konstruksion” u bënë bashkë më qëllim përfitimin e parave publike nga bashkia e Tiranës, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Ora News”, Shyqyri Maloku rezulton të jetë babai i Arben Malokut, një person i afërt me kryebashkiakun e burgosur për një sërë akuzash të rënda, Erjon Veliajn dhe përfitues i tenderave në këtë bashki.

Duke qenë i preferuari i kryetarit, kompania “Arb&Trans-2010 shpk” lidhi një bashkëpunim me “Klajger Konstruksion shpk” për demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore, për 15 pallate.

Rezulton se subjekti BOE “Arb&Trans-2010 shpk” dhe “Klajger Konstruksion shpk” ka realizuar punimet për demolimin dhe evadimin e mbetjeve ndërtimore tek pallatet me të dhëna si më poshtë:

1. Pallati nr. 164/2, rruga “Ali Kelmendi”, në vlerën prej 2.241.803.40 lekë;

2.

Pallati nr. 152, rruga “Haki Stërmilli”, në vlerën prej 1.792.243.90 lekë;

3. Pallati nr.

140, rruga “Haki Stërmilli”, në vlerën prej 2.786.205.80 lekë;

4. Pallati nr. 161, rruga “Sokrat Mosko”, në vlerën prej 1.588.583.30 lekë;

5.

Pallati nr. 14, rruga “Llambi Bonata”, në vlerën prej 5.058.507.50 lekë;

6. Pallati nr.

158, rruga “Llamhi Bonata”, në vlerën prej 1.558.038.40 lekë.

Vlera totale për likuidim: 14.274.113 lekë

Dokumenti në fjalë është nënshkruar nga Shyqyri Maloku, Aleksandra Muhametllari, Orgeta Kapllani, Aurel Çuko, Aurel Boriçi dhe Eleana Jaupaj.

Me datën 10 nëntor 2021 rezulton së në Bashkinë e Tiranës është dërguar fatura e shitjes nga subjekti “Arb&Trans-2010” dhe subjekti blerës Bashkia Tiranë për shitjen e punimeve në vlerën e 15,025,382 lekë,

Share This Article