“Jeni e keqja banale e kombit!”, Berisha shpërthen në akuza ndaj PS-së: Doni të grabisni Avokatin e Popullit

739

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit, ka shpërthyer në akuza ndaj maxhorancës, sa i takon çështjes për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Ai tha se PD u tërhoq nga firmat, duke respektuar vendimin e Komisionit të Ligjeve, që deputeti ka të drejtë të firmosë vetëm një herë.

Sipas Berishës, PS-ja po bën lojën e saj për të grabitur Avokatin e Popullit.

“E keqja banale e kombit jeni ju! Pse e them këtë?!

Ky parlament ka një komision ligjesh. Këtë komision e kryeson një ish-ministër u juaj, për kandidatët për avokat populli do të ketë të drejtë deputeti vetëm për në firmë. Ky është një vendim i një komisioni që ligji dhe kushtetuta e ngarkon.

Ne zbatuam vendimin e komisionit të ligjeve. Ne bëmë shpresën; tërheqim të gjitha firmat.

Ju po përmbysni vendimet, vetëm që të grabisni Avokatin e Popullit. Ne kemi qenë luajal me ligjin.

Komisioni i Ligjeve vendosi që nuk mund të ketë më shumë se një të drejtë për një kandidat. Ndaj ne tërhoqëm votat. Ju e dini se lepuri i Surrelit nuk merr dot asnjë ditë.

Shihni se ç’bëni! Kapërceni dhe bëni këtë kukumalin, dhe organizoni një akt të turpshëm.”, tha ai.

Share This Article