“Të ka lënë pa gjumë….” – Flamur Noka akuza ndaj Taulant Ballës: Që prej ditës që në Kuvend u përmend gjaku i Ravik Gurrës, ai nuk ka qetësi!

645

Deputeti demokrat, Flamur Noka, akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit socialistin Taulant Balla, për përfshirje në vrasjen e Ravik Gurrës, avokati i Ardian Çapjas ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2019.

Taulant Balla: Injorant në fjalorin shqip zbërthehet si një njeri që nuk ka dijeni për një çështje të caktuar. Zotëria në fjalë është injorant në fushën e ligjit. Kjo nuk është fyerje.

Ju nuk e dëgjuat që ai u drejtua zagar deputetëve të opozitës dhe kjo ishte live në sy të gjithë shqiptarëve.

Unë e kuptoj se që prej ditës që në këtë kuvend është përmendur gjaku i Ravik Gurrës ai nuk ka qetësi.

Sepse është përmendur në sallën e gjyqit , është përmendur në përgjime se Ravik Gurra dhe gjaku i tij nuk do ta lënë të qetë.

Gjaku i një njeriu avokat të pafajshëm të vrarë le pa gjumë dikë këtu te ju, kjo është çështje e juaja dhe e ligjit por ligjin e kinin shtrembëruar sepse jeni Maliqi. Unë këtu do të rri gardian i interesit publick për zbardhjen e e vrasjes së Ravik Gurrës dhe atyre që janë pas kësaj.

vijon…

Share This Article