Një prej kandidateve për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Doloreza Musabelliu ka qenë në shënjestër të grupit kriminal të Laert Haxhiut dhe që prej asaj kohë ajo është marrë në mbrojtje.
Një prej anëtarëve të KLP-së, pyeti Musabelliun sesi ka ndikuar puna e saj ne jetën e saj personale. Ajo u shpreh se “bën një jetë tepër të kufizuar”, duke theksuar se këtë fakt e kishte marrë parasysh.
Ajo theksoi se familja e saj e ka përjetuar me shumë faktin e një jetë të cunguar dhe mes kërcënimeve.
“Që kur kam filluar tek krimet e rënda në 2004 unë kam pasur një jetë shumë të kufizuar, të vetëkfizuar në saktë. Kuptohet që ti ke të bësh me elementë kriminale dhe mund të bëhesh objekt sulmi.
Secili prej prokurorëve e merr parasysh që kur futet atje nuk mund të ketë më një jetë siç e ka pasur. Unë këtë e kam marrë parasysh dhe nuk më ka bërë ndonjë përshtypje. Kur mora vesh lajmin ishte një tronditje për mua.
Në atë rast unë kisha zbatuar ligjin, më tepër problematikat kanë kaluar tek familja, ata e kishin pak problem”, tha Musabelliu.

