Një kamion është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të enjte brenda fabrikës së tullave në fshatin Grykë-Zezë të Lezhës.
Zjarri ka shkaktuar panik në zonë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës është arritur të shuhet në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij në objektet e tjera përreth.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

