Klodjan Braho në krye të SPAK/ Zbardhet VOTIMI, ja kë mbështetën anëtarët e KLP-së

680

Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi me shumicë të thjeshtë votash ditën e sotme Klodian Brahon për kreun e ri të SPAK-ut. Braho do pasojë në detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.

Por si u votua në KLP?

Kryetarja Mirela Bogdani pasi njoftoi anëtarët për procedurën, i vuri në dijeni se do të votonin me stilolaps në një fletë votimi të posaçme, ku do shënonin emrin e prokurorit që do zgjidhnin për kryetar.

Vetë Bogdani e dha votën e saj për Klodian Brahon, ashtu sikurse edhe nënkryetari Gërmenji dhe anëtarët Duda, Eminaj, Riza, Mandro, dhe Hoda.

Xholi mori votat e Stakës, Stojanit dhe Mërkurit, kurse Gokaj të Fejzullës.

Më poshtë votimi i plotë, teksa më 19 dhjetor pritet të bëhet ceremonia e marrjes së detyrës.

Ja si votuan anëtarët e KLP-së për kreun e SPAK:

-Kryetar Mirela P. BOGDANI -Klodian Braho

-Zv. Kryetar Erind GËRMENJI -Klodian Braho

-Anëtar Erind MERKURI -Adnan Xholi

-Anëtar Erion FEJZULLA -Elvin Gokaj

-Anëtar Vatë STAKA -Adnan Xholi

-Anëtar Moisi DUDA -Klodian Braho

-Anëtar Olger EMINAJ -Klodian Braho

-Anëtar Ledina RIZA -Klodian Braho

-Anëtar Arta MANDRO -Klodian braho

-Anëtar Sokol STOJANI -Adnan Xholi

-Anëtar Zeqir HODA -Klodian Braho

Share This Article