Kandidatja për postin e Avokatit të Popullit, Adriana Kalaja e cila mori nga Kuvendi 0 vota pro dhe 69 kundër, ka reaguar në rrjetin e social Facebook, përmes të cilit shpreh zhgënjenim e saj nga PD.
Kalaja është ndalur te fakti që PD tërhoqi firmat nga kandidaturat për Avokat të Popullit.
Ajo thotë se 69 votat kundër saj tregojnë frikën ndaj emrit dhe kontributit të saj, që sipas Kalasë e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Berisha.
“Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.
69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani”, shkruan Kalaja.
Postimi i Plotë
Fitorja ime e rradhës……
Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.
Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani.
Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë.
Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit.
i cili me “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij.
Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit.
PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve.
Kujtojmë se procesi i votimit për Avokatin e Popullit u zhvillua dje në një seancë maratonë 11 dhjetor, pa praninë e opozitës, e cila braktisi sallën përpara nisjes së procedurës, duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit.
Në Kuvend u shfaq edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk kishte qenë i pranishëm gjatë seancës së sotme, por u fut në sallë pak para nisjes së votimit për Avokatin e Popullit.
Si u ndan votat për 6 kandidatët:
Tartar Bazaj: 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër
Aranita Brahaj: 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
Skënder Haluci: 1 pro, 72 abstenim, 14 kunder
Adriana Kalaja: 0 pro, 69 kundër, 17 abnestim
Beism Ndregjoni: 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër
Endri Shabani: 85 pro, 0 abstenim, 3 kundër
Partia Demokratike tërhoqi firmat për 6 kandidatët me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Endri Shabanin në krye të saj.
Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, me argumentin se ata kanë pasur vetëm firma për mbështetje ndaj disa kandidatëve dhe jo një propozim konkret.
Por kërkesa u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.
“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.

