E rëndë në Tiranë! Vetëvritet 33-vjeçari, hidhet nga ballkoni i banesës së tij

641

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i banesës. Ngjarja ndodhi në rrugën “Bedri Karapici”.

Policia njofton se, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B. B.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article