Skip to content

“Adnan Xholit i morën vajzën peng, Laert Haxhiu do vriste Doloreza Musabelliun. E dinin të gjithë kur hynë aty se kush fitonte”

Posted on December 12, 2025December 12, 2025 By Punnik

Gazetarja Anila Hoxha komentoi mbrëmë në emisionin “Top Story” zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK, ndërsa theksoi se drejtuesi i këtij institucioni është rrufepritësi ose menaxheri, ndërsa të gjitha çështjet ndiqen nga prokurorët e tjerë të cilët duhet të trajtohen me dinjitet.

Anila Hoxha tregoi dy raste, atë të kërcënimit të prokurorit Adnan Xholi përmes vajzës së tij që e morën peng kohë më parë dhe deklaratat e Laert Haxhiut që thotë se do të vrasë prokuroren Doloreza Musabelliu.

Sakaq, gazetarja Anila Hoxha tha në studion e “Top Story” se Klodian Braho e meritonte të zgjidhej në krye të SPAK-ut.

“SPAK nuk drejtohet vetëm nga Njëshi. Puna drejtohet nga 20 prokurorë. Kryeprokurori i SPAK është menaxheri, rrufepritësi në raste politike apo nga ndërkombëtarët.

Koston e mban prokurori i çështjes në fund të ditës.

Prokurorët sot do duhet të ishin trajtuar me dinjitet. Të tre e dinin kush fitonte. Braho e meritonte.

Ishin ndërkombëtarët apo jo, ata votuan.

Tani, ata prokurorët, Adnan Xholi, ka hequr vajzën nga shkolla se i shkuan grupi i organizuar, e morën vajzën dhe këto janë në dosje. I thanë telefonoje babain dhe e kërcënuan përmes vajzës.

Doloreza Musabelliu bën jetë të kufizuar. Laert Haxhiu e përmendte në dosje që do ta vrasim.

Këto janë vlera. Çështjet e Elbasanit janë trajtuar nga prokurori Elvin Gokaj. Në momentin që kanë hyrë në KLP, ata e dinin kush fitonte“, tha Hoxha.

Aktualitet

Post navigation

Previous Post: Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare, një ndër to ekspertja e njohur e ekonomisë
Next Post: “Do na lini të hamë bukë”/ Çadër kampingu dhe 5 vajza brenda që ulërasin, TENSIONE mes policisë dhe aktivisteve të “Shqipëria Bëhet”

Copyright © 2026 .

Powered by PressBook WordPress theme