“Do çarmatosen të gjithë agjentët e BKH, do jenë më patllake dërrase”- Berisha del nga SPAK: Pse Rama e mbajti të fshehtë për më shumë se 20 ditë kontrollin në Kryeministri

174

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha pasi doli nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) aludoi se kreu në largim i SPAK, Altin Dumani kishte mbledhur agjentët e BKH dhe po i komunikonte urdhrin e Edi Ramës, për të çarmatosur sipas tij agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.l

Teksa iu referua deklaratës së një dite më parë të kryeministrit Rama se agjentët e BKH kishin shkuar në godinën e kryeministri, Berisha tha se Rama e ka mbajtur të fshehtë për më shumë se 20 ditë kontrollin.

“Po të kërkoni ju të futeni në atë ndërtesë, nuk u lejojnë sepse po zhvillohej një takim shumë i veçantë. Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës.

Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase. Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin.

Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses. Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor”, deklaroi Sali Berisha.

Me tej Berisha u shpreh se vendimi i GJK për rikthimin ne detyre te Ballukut, i dha zemër Edi Ramës.

“Kjo i dha zemër Edi Ramës.

Shikoni pse foli dje ai. Ai foli dje sepse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mbyllet absolutisht çdo mundësi e institucionit të hetimit të hetojë ministra. Ai mori garanci të plotë për këtë, sepse në rast se nuk ka pezullim, imunitetin dhe arrestimin ai nuk e lejon kurrë, siç nuk e lejoi në rastin e Saimir Tahirit.

Pra, ajo masë e vetme që u kishte ngelur në duar institucionit të prokurorisë, ishte pezullimi. Dhe këtë, pasi pariti Gjykatën Kushtetuese gjer në tjegulla, e bllokoi një masë të tillë. Një akt si ky nuk ka ndodhur kurrë.

Por unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarë me datën 22 dhjetor do të mblidhen në Tiranë për t’i dhënë përgjigjen më të merituar vendimit të Edi Ramës për të mos lejuar hetimin e parave që ka vjedhur me Belinda Ballukun”, tha kreu i PD.

Share This Article