Kreu i Sindikatës së Policisë: Efektivët e Rrugores detyrohen nga eprorët të vendosin gjoba/ VIDEO

346

Sadedin Fishta, kreu i Sindikatës së Policëve, denoncon se ka ankesa të shumta nga punonjësit e policisë që u kërkohet nga eprorët të vendosin sa më shumë gjoba ndaj qytetarëve.

“Dua të dënoj një fakt i cili është bërë shqetësues. Kemi ankesa nga stafet si të policisë rrugorë dhe të rendit publik se eprorët e tyre i bëjnë presion vartësve që të vendosin sa më shumë gjoba ose më saktë i përcaktojnë një limit gjobash që duhet të vendosin gjatë një muaji, në të kundër marrin “kërcënime” se do të transferohen apo ulen në detyrë”, tha Fishta në E Zone.

Sipas tij kjo situatë është shqetësuese dhe se vendosja e gjobave nuk mund të jetë me target.

Fishta i bën thirrje drejtuesve të policisë, por edhe ministrisë që të shmangin presione të tilla ndaj punonjësve dhe se raste të tilla do të ndiqen edhe në rrugë ligjore.

Share This Article