Plagoset me armë zjarri personazhi i njohur i rrjetit social TikTok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen nr. 9 të Durrësit. Mësohet se ka marrë plagë në parakrah dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Policia e Durrësit ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.
Sipas deklarimeve mësohet se debati ka qenë banal për shkak të komenteve dhe sharjeve në TikTok.
Fabion Kuçi është personazh i skeduar edhe më herët për përplasjet virtuale me disa personazhe të tjerë të rrjeteve sociale.
Ai rezulton me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar më parë në Angli për vepra të ndryshme penale dhe ka kaluar disa vite në burg. Ai u kthye në Shqipëri prej disa muajsh dhe ishte mjaft aktiv në TikTok.

